U arrestua sot për shpërndarje të lëndëve narkotike, kush është 35 vjeçari që theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”! Dy vite më parë mori peng të dashurën e tij për një javë dhe e dhunoi

Gleard Gusholli i arrestuar nga policia e Tiranës,  i arrestuar më parë për pengmarrjen e të dashurës, theu arrestin shtëpiak për të shpërndarë drogë.


Gleard Gusholli

Gleard Gusholli është një emër jo pak i dëgjuar. Dy vite më parë, në prill 2023, ai u bë viral pasi mbajti peng në banesë, bashkëjetuesen e tij. Pasi e dhunoi për të paktën një javë rresht, e reja në atë kohë ia doli të njoftonte familjarët dhe blutë.

Edhe pse i arrestuar për pengmarrje dhe dhunë në familje, Gusholli, në rrethana të paqarta, doli nga qelia në arrest shtëpiak.

Dhe kjo nuk e pengoi aspak atë, që të vijonte aktivitetin kriminal në shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet. Një natë më parë, nga ana e Komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë, mbi bazën e të dhënave të grumbulluara në rrugë operative për kapjen e personave që shperndajnë lënde narkotike të llojit kokainë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Blloku 21” ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i Gliard Gusholli dhe Frenkli Permarkaj.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 4 qese me lëndë të dyshuar kokainë me peshë të përgjithshëm 23 gram, 2 aparate celularë, 1 automjet i tipit Mercedez Benz. Tashmë Gleard Gusholli duhet të përballet me ligjin edhe për dy vepra të tjera penale. Atë të “largimit nga banesa” apo thyerjen e arrestit shtëpiak dhe prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

NJOFTIM

Tiranë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Next”.

U kapën në flagrancë me 1 pako me lëndë narkotike kokainë, në automjet, të cilën dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen në doza, vihen në pranga 2 shtetas. Njëri prej tyre kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Sekustrohen sasia e kokainës, 2 aparate celular dhe 1 automjet.

Komisariati i Policisë Nr. 2, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta, në doza, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Next”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

  1. G., 35 vjeç dhe F. P., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në rrugën “Naim Frashëri”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin G. G. dhe pasagjer shtetasin F. P. Gjatë kontrollit të automjetit u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë (me peshë 24 gramë), të cilën dyshohet se këta shtetas e posedonin me qëllim shitjen në doza.

Nga verifikimet e kryera për rastin rezultoi se shtetasi G. G. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme