Një oficer policie, rreth moshës 57 vjeç, ka rënë nga lartësia e një pallati ditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ndërsa më pas 57 vjeçari është dërguar në spital, ku dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
Raportohet se i lënduar ka mbetur shtetasi A.S., i cili me detyrë është Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIM
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.