Shembja e digës së hidrocentralit në Himarë, Ministria e Mbrojtjes del me njoftim zyrtar: Ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese, dëmtohet baza ushqimore e blegtorisë në 2 familje

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me gjendjen pas shembjes së digës së hidrocentralit në Bunec të Himarës.


Ministria bën me dije se në momentin e shembjes ka pasur rreth 15 mijë metra kub ujë, duke shkaktuar prezencë të ujit dhe baltës në 12 biznese në Bunec, si dhe dëmtimin e bazës ushqimore të blegtorisë në 2 familje.

Sakaq, aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras është i kalueshëm dhe po punohet për pastrimin e baltës.

Probleme në njerëz sipas ministrisë nuk ka.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Rreth orës 12:26 të ditës së sotme ujëmbledhësi i Sasajt, në Bunec, bashkia Himarë, i cili është ndërtuar në vitin 2010 ka pësuar shembje. Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje.

Nuk ka probleme në njerëz.

Aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës. Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë.

Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme