Tusk: Ballkani po destabilizohet nga brenda edhe nga jashtë

Presidenti i rizgjedhur i Këshillit Evropian të BE-së, Donald Tusk ka thënë se forcat e brendshme dhe të jashtme po përpiqen që ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor.

Këto deklarata ai i bëri në fund ta samitit dy ditor të udhëheqësve të BE-së në Bruksel, ku kërkoi mbështetje për vendet e Ballkanit.

“Ne nuk jemi naiv. Ballkani po destabilizohet edhe nga brenda edhe nga jashtë, por udhëheqësit evropianë kanë treguar mbështetje të qartë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e tyre evropiane”, u shpreh Tusk, transmeton lajmi.net.

Ai tha se kryeministrat dhe presidentët e të gjitha shteteve anëtare të BE-së janë të gatshëm të mbështesin reformat evropiane për vendet e Rajonit.

Tusk shprehu shqetësimin e tij për përkeqësimin e gjithë situatës në rajon, por shprehi angazhimin e BE-së që të ruajë paqen dhe stabilitetin, duke synuar vazhdimin e reformave, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë rajonale.

“Qëllimi ynë është të forcojmë besimin e ndërjsellë dhe unitetin nëdrmjet shteteve”, tha Tusk.

Edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jan Claude Junker ka theksuar se ata dëshirojnë një Evropë të bashkuar, dhe se kjo mund të arrihet vetëm me punë dhe raporte të mira mes shteteve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme