Doli për peshkim në lumin Vjosë, shpallet në kërkim 63 vjeçari

Një 63 vjeçar është shpallur në kërkim pasi është zhdukur, teksa doli për të peshkuar në lumin Vjosë.


Policia njofton se 63-vjeçari kishte shkuar për peshkim bashkë me një shokun e tij, i cili ka bërë edhe kallëzimin në polici se kishte humbur kontaktet.

Palombarët dhe RENEA po vijojnë punon për gjetjen e 63-vjeçarit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Sh. S., 64 vjeç, banues në Berat, se në datë 16.01.2025, ka qenë për peshkim në lumin Vjosë, në fshatin Kashishtë, me shokun e tij, shtetasin E. K., 63 vjeç, banues në Berat, dhe më pas ka humbur kontaktet me të. Vijojnë kërkimet në bashkëpunim me Polumbarët e Renea-s për gjetjen e 63-vjeçarit”, thote policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme