Drama pas ndarjes së modeles shqiptare nga i dashuri italian! DJ i famshëm e tradhtoi, publikon foton me partneren e re

Gresa Hoti, modelja shqiptare dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, ka përfunduar lidhjen e saj me DJ-in italian të njohur si Mrak.


Lidhja e tyre u bë publike disa muaj më parë, kur Mrak ndau në rrjetet sociale një video ku shfaqej duke u puthur dhe përqafuar me Gresën. Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, Mrak ka publikuar fotografi me partneren e tij të re, duke konfirmuar kështu përfundimin e marrëdhënies me Gresën.

Bëhet me dije se ishte pikërisht tradhtia e DJ me të dashurën e re, ajo që solli edhe ndarjen e çiftit. Vetë Gresa ka preferuar që mos të flasë për këtë ngjarje në jetën private, por tradhtia e partnerit ndaj saj e ka lënduar jo pak modelen. Gresa Hoti u bë e njohur për publikun shqiptar gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të “Big Brother VIP Kosova”.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother”, ajo nisi një lidhje me modelin nga Peja, Andi Artani. Pas përfundimit të spektaklit, Gresa vazhdoi me angazhimet e saj në fushën e modelingut, duke punuar kryesisht në Itali. Ndarja me DJ-in italian nuk është komentuar publikisht nga Gresa, dhe ajo duket se po fokusohet në karrierën e saj profesionale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme