Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, pasi një person dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese dhe ka ndërruar jetë.
Policia bën me dije se viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale L.K., 58-vjeç.
Nga hetimet paraprake rezulton se 58-vjeçari, vuante nga shëndeti mendor dhe dyshohet se si pasojë e depresionit është hedhur nga lartësia.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.01.2025, në afërsi të Tegut, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese shtetasi L.K, 58 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi L.K, vuante nga shëndeti mendor dhe dyshohet se si pasojë e depresionit është hedhur nga lartësia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.