Maqedonia e Veriut në vendin e 127-të, sa i përket fuqisë ushtarake

Për sa i përket fuqisë ushtarake, në Ballkan kryeson Serbia që është në vendin e 63-të, Kroacia në vendin e 74-të, Shqipëria në të 78-ën, Sllovenia në të 96-tën, Maqedonia në të 127-ën, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 132-të dhe Kosova në vendin e 141-të thonë të dhënat e faqes së internetit “Global Firepower”, e cila çdo vit publikon një raport vjetor dhe renditje të 140 forcave të armatosura kombëtare.

Siç thuhet në faqen e internetit “Global Firepower”, më shumë se 60 faktorë individualë, si numri i njësive ushtarake, financat, aftësitë logjistike dhe gjeografia, janë marrë parasysh në renditjen e ushtrive.

Top pesë listën e parë e kryesojnë Shtetet e Bashkuara me një indeks prej 0.0744, e ndjekur nga Rusia (0.0788), Kina është e treta, India është e katërta për nga fuqia ushtarake dhe Koreja e Jugut është e pesta.

Në renditjen e fundit Maqedonia ishte në vendin e 108-të nga 145 vende të përfshirë në listë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme