Hidhet një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka raportuar se në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut është hedhur një mjet, që dyshohet se është granatë dore.

Sipas Policisë nuk raportohet për të lënduar.

Rasti ka ndodhur të dielën dhe është cilësuar si përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.

“Është raportuar se në oborrin e shtëpisë së ankuesit mashkull kosovar është hedhur një mjet i dyshimtë shpërthyer (dyshohet granatë dore). Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme