I dënuar në Itali, për 3 veprimtari kriminale, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

Një 50-vjeçar vihet në pranga në Durrës, pasi ishte i dënuar në Itali për 3 veprimtari kriminale që kishte kryer.


Shtetasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në Itali, në vitin 2015, i cili u dënua me 4 vit, 11 muaj dhe 17 ditë burg për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim të dokumenteve dhe emigracion të kundërligjshëm.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e tij në Itali.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 24”.

I dënuar në Itali, për 3 veprimtari kriminale, arrestohet me qëllim ekstradimin, 50-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera pas koordinimit të informacioneve me homologët e Policisë italiane, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 24”, u lokalizua në Durrës, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

Gj, 50 vjeç, i lindur në Shijak.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Fermos, Itali, në vitin 2015, e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj dhe 17 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim të dokumenteve dhe emigracion të kundërligjshëm.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme