“Nuk e di nëse nëna ime është gjallë!”- Zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Beograd trondit familjarët: Babai flinte pranë oxhakut, s’e di nëse ka shpëtuar

Një zjarr në një shtëpi të moshuarish në Beograd, i mori jetën tetë personave dhe la të lënduar rëndë disa të tjerë, pasi flakët përfshinë thuajse të gjithë ndërtesën.


Sipas mediave serbe, raportohet se mes viktimave është edhe personi i cili shkaktoi zjarrin. Ai thuhet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe se i vuri flakën dyshekut të tij, por flakët u përhapën në të gjithë ndërtesën.

Pranë shtëpisë në zonën e Barajevës kanë mbërritur të tronditur familjarët e të moshuarve që qëndronin në shtëpi.

Një qytetar, nëna e të cilit jetonte në atë banesë, tha se nuk kishte informacion nëse nëna e tij ishte gjallë.

“Ajo ishte në katin përdhes në pjesën e shtëpisë që u dogj. Nuk kam asnjë informacion nëse ajo është gjallë apo jo. Hera e fundit që kam qenë këtu ka qenë më 9 janar, kur i kam sjellë mamasë gjëra dhe gjithçka që i nevojitej”, tha ai.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe një çift i martuar, ku përfitues i kësaj shtëpie ka qenë babai i burrit.

“Vjehrri im ishte brenda, pikërisht në atë pjesë që ishte djegur plotësisht. Pikërisht nën oxhak”, ka thënë një gruaja.

2179860

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme