Maqedonia e Veriut me më shumë vdekje nga ndotja e ajrit në Evropë

Ndotja e ajrit është shkak për vdekjen e 357,000 njerëzve në BE në vitin 2022. Shkaku kryesor ishte ekspozimi ndaj grimcave të imëta si pluhuri, tymi por edhe dioksidi i azotit nga djegia e karburantit.

Ndotja është e lidhur me një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe të frymëmarrjes, goditjet në tru, diabetin, kancerin e mushkërive dhe lindjet jonormale. Është veçanërisht e rrezikshme për të moshuarit.

“Maqedonia e Veriut kishte shifrat më të këqija në Evropë në vitin 2021, me 255 vdekje të parakohshme nga ekspozimi ndaj grimcave të imëta për çdo 100,000 banorë. Pason Serbia me 217 dhe Mali i Zi me 174. Bullgaria kishte ekspozimin më të keq në BE, me 158 vdekje për 100,000, e ndjekur nga Polonia dhe Hungaria”, raporton “Euronews”.

Në vitin 2024, BE-ja prezantoi rregulla më të rrepta të cilësisë së ajrit për t’i afruar nivelet e ndotjes me standardet globale të shëndetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme