Iu gjetën të fshehura në banesë një kallashnikov dhe mbi 800 fishekë, vendoset në pranga 59-vjeçari

Policia ka vendosur në pranga një 59-vjeçar, pasi iu gjet armë zjarri në banesën e tij në fshatin Burgajet të Matit.


Gjatë kontrolleve, u gjet një kallashnikov dhe 813 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Si rezultat i operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Rr. M., 59 vjeç, banues në fshatin Burgajet, pasi shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov dhe 813 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.

Ndaj 59-vjeçarit me iniciale Rr. M., u ngrit akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë:

Mat/Kontrolle intensive, bazuar në inteligjencën policore, për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Mat, operacioni policor i koduar “Burgajeti”.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe qindra fishekë luftarak.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Burgajeti”.

Si rezultat i operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Rr. M., 59 vjeç, banues në fshatin Burgajet, pasi shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov dhe 813 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme