BDI ka reaguar sot për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të koalicionit VLEN në inaugurimin e presidentit amerikan Tramp. Deklaratat e tyre publike për një ftesë zyrtare ishin një mashtrim i turpshëm dhe një përpjekje e shëmtuar për të krijuar një iluzion të mbështetjes ndërkombëtare thonë nga BDI. Kërkojmë që çdo njëri prej tyre të bëjë publike fondet e shpenzuara nga shteti për këtë ekskursion dhe më pas, Prokuroria Kundër Korrupsionit të nisë një hetim të plotë dhe të paanshëm mbi këtë skandal. Manipuluesit duhet menjëherë të ndalojnë keqpërdorimin dhe të kthejnë fondet në buxhetin e shtetit, thuhet në komunikatën e BDI-së. /Alsat.mk