Ligji për mbrojtje të fëmijëve i papranueshëm për BDI-në

Për BDI-në është i papranueshëm ligji për mbrojtje të fëmijëve i cili u miratua për herë të dytë dje në Kuvend, edhe pse testimi dhe licencat do të mund të merren edhe në maqedonisht edhe në gjuhën që do të kërkojë kandidati. Nga BDI këtë e quajnë poshtërim sistematik të gjuhës shqipe. Kjo sipas tyre, paraqet shkelje të kushtetutës, Marrëveshjes së Ohrit dhe ligjit për gjuhët. Ky ndryshim i ligjit është një akt i papranueshëm dhe i dëmshëm për të ardhmen e marrëdhënieve interetnike dhe përmbushjen e premtimeve të bëra për të siguruar një shoqëri të barabartë, thonë nga BDI.

“Miratimi i ndryshimit të ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, ku përcaktohet që licencat të lëshohen në gjuhën shqipe vetëm me kërkesën e përfituesit, është një akt që minimizon rëndësinë e gjuhës shqipe, duke e reduktuar nga gjuhë zyrtare dhe detyruese në një mundësi të kërkuar, duke shkelur me dy këmbë të drejtat themelore të shqiptarëve në këtë shtet. Ky vendim është një hap prapa dhe një dështim tërësor për të respektuar standardet e barazisë dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe ligje ndërkombëtare”, deklaroi Arta Bilalli Zendeli – BDI. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme