23 Gusht 2016 – Sakte.net 10:38
Nga : Nezir Kraki
Profesori Universitar në Université Paris-Est Créteil (UPEC) Nezir Kraki nëpëmjet rrjetit të tije social facebook kështu e definon kombin.
Postimi i tijë i plotë:
Kombet i krijon koha, jo vota as data. Me kohë njerëzit nisin me u ndi pjesë e një bashkësie për të cilën janë munduar, kanë vuajtur, kanë shpresuar e pritur. E cila i bënë krenarë dhe të cilën duan ta mbrojnë, ta ruajnë. Se ajo bashkësi ua mundëson të realizohen individualisht dhe kolektivisht, të jetojnë dinjitetshem, të ndjehen të lirë e të pranuar nga struktura që e menaxhon territorin e tyre – shteti.
Ky është kombi sipas meje (pa u thellu n’teori).
Sot janë më shumë se 50 shtete pa kombe sepse banorët e tyre ose vuajnë për bukë ose s’janë të lirë ose s ‘janë të sigurtë ose s’kanë shpresë ose të gjitha bashkë. 50 shtete që s’i bëjnë krenarë popujt e tyre. E aty është edhe Kosova sot për sot.
Deri sot, gjërat që na bëjnë krenarë (edhe pse jo shume) i kemi përjetuar si shqiptarë. Prandaj ndihemi të tillë. Ndoshta nesër do kemi krenari tjera si Kosovë, si Majlinda Kelmendin p.sh., s’i dihet.
Koha do na tregojë…