Nën masa të rrepta sigurie është sjell në Gjykatën Themelore në Prishtinë ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i cili akuzohet për veprën penale: “Keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje”, raporton Ekonomia Online.
Për shkak të mungesës të njërit nga të akuzuarit, Ymer Dragusha, ka dështuar të fillonte gjykimi ndaj Nagip Krasniqit dhe të tjerëve, lidhur me aktakuzën e re të Prokurorisë Speciale.