Kreu i Inspektoratit të Gjuhëve, sjellje arrogante ndaj gazetarit – gabime të shumta drejtshkrimore

Gazetar: Suad Bajrami

Të punësuarit në Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, dje kanë marrë rrogën e muajit dhjetor, pas kaosit të krijuar me ndryshimet e Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese më 25 dhjetor të vitit të kaluar kur dhe inspektoratet humbën cilësinë e personit juridik.

Drejtori i Inspektoratit Arsim Idrizi, në një komunikim nëpërmjet emailit me gazetarin e Alsat, në vend që të përgjigjet për pyetjen se cila është arsyeja që punëtorët e Inspektoratit nuk kanë marrë rrogë dy muaj, ai shprehet me arrogancë se nuk e di cili është interesi i mediave dhe gazetarëve për këtë çështje. Për të mos mbaruar me kaq, Idrizi lutet që të mos e shqetësojmë me këso lloj pyetjesh se nuk do të përgjigjet, pasi paska edhe punë të tjera më të rëndësishme. Sa për informimin e Idrizit, Inspektorati nuk është kompani apo pronë private, ndërkaq mes detyrave të tjera, ai si drejtor është i obliguar që t’u përgjigjet gazetarëve në çdo pyetje, duke mos gjykuar dhe komentuar qëllimet dhe arsyet e pyetjes. Transparenca e institucioneve, mbase është një ndër vlerat dhe obligimet kryesore të bartësve të funksioneve të cilët paguhen nga taksat e qytetarëve.

Por, kjo nuk është e tëra. Nëse e shihni komunikimin zyrtar të Idrizit, i cili udhëheqë me Inspektoratin i cili ka për obligim të mbikëqyr zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, mund të konkludohet se ai ka mungesë të njohurive të rregullave drejtshkrimore.

Kështu do të tingëllonte, përgjigja e Idrizit nëse do të lexohej ashtu siç e ka shkruar.

“Nuk e di me cfar interesi eshte kjo per ju si gazetar dhe medium dhe e dyta nuk e ke informacionin e sakt se jan leshu rroga. Por te lutem per kesi lloj pyetje mo nuk do te pergjigjem sepse kam edhe pune te tjera”.

Nëse një mbishkrim me gabime të tilla do të ishte i vendosur në ndonjërin nga institucionet, cili do të ishte reagimi i drejtorit të Inspektoratit për Zbatimin e Gjuhëve? /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme