Aktori i madh i teatrit kosovar, Hadi Shehu, është ndarë nga jeta në moshën 68 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Teatri i Gjakovës, përmes një njoftimi të postuar në Facebook.
“LAMTUMIRË ikona e Artit Shqiptar. Me pikëllim në zemër ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë ikona e artit shqiptar, ikona e Teatrit tonë… Ky lajm na ka tronditur jashtëzakonisht shumë prandaj çdo fjalë e shkruar më tepër do të jetë shumë e zorshme për ne. Shprehim ngushëllime familjes dhe gjithë komunitetit artistik. Prehu në paqe i pavdekshmi Z.Hadi Shehu”, shkruan në njoftimin e këtij teatri.
Hadi Shehu lindi në Gjakovë më 15 shkurt të vitit 1949, është aktor shqiptar.
Në teatrin e Gjakovës, fillimisht si amator, aktron në moshën e re si nxënës. Është themelues i Teatrit Profesionist në Gjakovë dhe njëherësh dhe Drejtor i këtij teatri deri në vitin 2007.
Diplomoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, më 1974, në degën e artit dramatik, klasa e Faruk Begollit. Në skenën e Teatrit të Gjakovës ka realizuar me qindra role të paharruara dhe të mahnitshme në drama të ndryshme. Vlen të përmendën: “Fisheku në pajë”, “Njeriu me top”, “Epoka para Gjyqit”, “Monserati”, “Kur shpirti ndërron jetë”…
Ka luajt në role kryesore në dhjetëra filma artistik, më të njohurit janë:
“Gjurmë të bardha “ (1980),
“Kur pranvera vonohet “ (1979),
“Era dhe lisi “ (1979).