Milan pa frena në merkato, Rosonerët kanë gati super goditjen e rradhës.
Saga “Gimenez” merr fund. Milani ka gjetur gjuhën e përbashkët me Fejnordin, për të blerë kartonin e sulmuesit të tyre.
Santiago Gimenez do i kushtojë kuqezinjve 35 milionë euro. Prej ditësh ai ishte objektivi kryesor në merkato.
Por nuk mbaron me kaq, pasiqë Milan është pranë arritjes së marrëveshjes me Chelsea, për huazimin e Joao Felix.
Felix u transferua verën e shkuar te Chelsea për 50 milionë euro, por nuk po gjen hapësira te Blutë e Londrës.
Conceicao ka këmbëngulur në afrimin e Felix dhe sulmuesi portugez do të jetë përforcimi i fundit i Rosonerëve për këtë afat kalimtar.