Qëlluan me afro 100 plumba në drejtim të 3 anëtarëve të familjes Kurti, zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Malësi të Madhe: Dy autorët shkuan për të vjedhur, por…

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen që tronditi një natë më parë Malësinë e Madhe, ku dy persona të maskuar me motor, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tre anëtarëve të familjes Kurtaj, të cilët shpëtuan fatmirësisht nga plumbat.


Sipas uniformave blu, dy autorët, shtetasit E.V., 22 vjeç dhe R.Z., 27 vjeç, të cilët janë shpallur e në kërkim, kanë shkuar në fshatin Gruemirë, ku dhe ka ndodhur ngjarja me motivin për të vjedhur.

Policia sqaron se 3 banorët e zonës, anëtarë të së njëjtës familje, kanë pikasur dy të rinjtë, duke nisur kështu dhe një debat me ta.

Pas largimit, autorët kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, duke lëshuar afro 100 plumba.

Të rinjtë akuzohen për dy vepra penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Vijon puna për arrestimin e tyre.

LEXONI EDHE: Të shtënat me armë zjarri në Malësinë e Madhe/ Dy persona me motor qëllojnë me 100 plumba drejt tre anëtarëve të familjes Kurtaj! Autorët e maskuar fillimisht dëmtuan kamerat e sigurisë, më pas…

NJOFTIM

Dyshohet se shkuan për të vjedhur në fshatin Gruemirë por u diktuan nga banorët, gjatë largimit qëlluan me armë zjarri në ajër, Policia zbardh ngjarjen.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas, të dyshuar si autorë që qëlluan me armë zjarri.

Vijon puna intensive për kapjen e tyre

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gruemirë, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e tyre.

U shpallën në kërkim shtetasit E. V., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri dhe R. Z(P)., 27 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër;

Nga veprimet paraprake rezulton se dy shtetasit e mësipërm dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemirë por janë diktuar nga tre shtetas banorë të fshatit e të cilët këta dy shtetas kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme