Një person ka vdekur të dielën në Pejë si pasojë e një vetaksidenti.
Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur në orën 18:35 në fshatin Qungur. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Rasti po hetohet nga ekipi rajonal i Pejës.
“Sot rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejë, si pasojë e këtij vetëaksidenti shoferi ka pësuar me fatalitet, vdekjen e së cilit e kanë konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga Trafiku Rajonal Pejë”, thuhet në njoftimin policor.