Mbante në makinë pistoletë me silenciator, arrestohet 25 vjeçari me precedent të mëparshëm penal! E pëson dhe shoku i tij, akuzat që rëndojnë ndaj të rinjve

Një 25 vjeçar dhe shoku i tij janë arrestuar nga blutë e Tiranës pasi në makinën ku ata ndodheshin kishin të fshehur një armë zjarri, pistoletë, me silenciator.


Arma i përkiste drejtuesit të automjetit, shtetasit S.K., 25 vjeç, banues në Laknas, i cili e kishte fshehur armën në makinë. Shoku i tij, O.M., 21 vjeç, banues po në Laknas, i cili ishte pasagjer në automjet, nuk ka treguar për armën e fshehur.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 1 krehër me municion luftarak dhe automjeti që dy të rinjtë po qarkullonin.

25 vjeçari, ka precedent të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje, e ndaj tij rëndon sërish akuza “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”. Ndaj 21 vjeçarit rëndon akuza “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

NJOFTIM

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 7, operacioni policor i koduar “Weekend”.

Lëvizte me armë zjarri pistoletë me silenciator, në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 25-vjeçari, me precedent penal për armëmbajtje pa leje.

Vihet në pranga dhe pasagjeri në automjet, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me silenciator, municion luftarak, automjeti dhe 3 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për dy shtetas që qarkullonin me armë zjarri në automjet, në zonën e Vorës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Weekend”.

Gjatë operacionit, në Laknas, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. K. dhe pasagjer shtetasin O. M. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë me silenciator dhe me 1 krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. K., 25 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale;

O. M., 21 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme