Arratisja e Daut Laze nga burgu i Shënkollit, reagon Policia e Shtetit: Shpërblim 10 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm për vendndodhjen e 49 vjeçarit

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me arratisjen e Daut Laze, i cili u largua nga burgu i Shënkollit, Lezhë, mbrëmjen e djeshme.


Përmes një njoftimi, blutë bëjnë me dije se kushdo qytetar që ofron informacion të vlefshëm mbi vendndodhjen e 49 vjeçarit, do të marrë shpërblim në vlerë 10 mijë euro.

Sipas uniformave blu, i arratisuri paraqet rrezikshmëri shoqërore, ndaj dhe është shumë e rëndësishme gjetja e tij.

Daut Laze, është arrestuar në vitin 2021, për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”. Një vit më parë, Gjykata e Tiranës caktoi ndaj 49 vjeçarit masën e sigurisë “Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor”.

NJOFTIM

Policia e Shtetit

Menjëherë pas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, se në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor, Lezhë, është konstatuar mungesa e pacientit, shtetasit Daut Laze, 49 vjeç, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë organizuar punën dhe po kryejnë kontrolle intensive për gjetjen e tij.

Sqarojmë se shtetasi Daut Laze është arrestuar në vitin 2021, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe në vitin 2024, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën “Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor”.

49-vjeçari paraqet rrezikshmëri shoqërore, prandaj kërkojmë ndihmën e qytetarëve, për të njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, për çdo të dhënë në lidhje me vendndodhjen e tij.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 49-vjeçarit.

Policia e Shtetit ka vendosur shpërblimin 10 000 euro për çdo informacion të vlefshëm mbi vendndodhjen e këtij shtetasi. Qytetarët mund të njoftojnë në numrin pa pagesë 112 të Policisë së Shtetit dhe në numrin 068 200 29 61, të vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme