Është mësuar identiteti i vajzës së re e cila u vethodh nga kati i pestë i pallatit ku ajo banonte në Elbasan.
Viktima është identifikuar si Kladja Shuli, e cila me profesion ishte infermiere.
Ajo ishte e martuar dhe me fëmijë, ndërsa dyshohet se ndërmori aktin tragjik si pasojë e depresionit.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme, rreth orës 11:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, në Elbasan,
E reja siç njofton policia dyshohet të jetë ndikuar nga depresioni për të ndërmarrë aktin vdekjeprurës, por grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.
LEXONI EDHE: E rëndë në Elbasan, e reja hidhet nga ballkoni i katit të 5-të! Dyshimet e para
NJOFTIMI, POLICIA E SHTETIT:
Rreth orës 11:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, shtetasja K. Z., rreth 28 vjeçe, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit