Aksidentet në komunikacion, Neziri: Gjykatat nuk i procedojnë gjobat

Aksidentet në komunikacion në Maqedoninë e Veriut, çdo vit rriten për 20%. Ndërsa në të shumtën e rasteve janë të rinjtë të cilët i shkaktojnë këto aksidente. Ekspertit i komunikacionit, Agim Neziri, në intervistë për Alsat shtoi gjithashtu se mungon edhe masa e realizimit të dënimeve të shqiptuara dhe se faktor kryesor për mos realizimin e dënimeve dhe mbajtjen në sirtarë të dënimeve të shqiptuara nga ana e policisë rrugore është gjyqësori.

“Gjobat edhe nëse rriten, unë do ta potencoj se faktori kryesor mbetet gjyqësori. Mos realizimi i dënimeve, ngel në sirtarët e gjykatave ku dënimet shumë dobët paguhen. Aksidentet në komunikacion në Maqedoninë e Veriut, çdo vit rriten për 20 % dhe kjo është problematike ku duhet kujdes maksimal. A i bëjnë të rinjtë këto aksidente? Më së shumti ndodh nga të rinjtë. Ka ligj në komunikacion ku thuhet se kandidati i cili posedon leje për vozitje, fillestari, dy vitet e para nuk duhet të ngas automjetin pesha e të cilit është 77 kv. Sa respektohet kjo? Aspak nuk respektohet”, deklaroi Agim Nezirin – Ekspert i Komunikacionit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme