Gazetare: Fatlume Dervishi
Nisma e Frontit Evropian për interpretim autentik të dispozitës që përcakton përfaqësimin e drejtë në administratë nuk u miratua nga Kuvendi. Ata kërkonin interpretim autentik të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, të definohet se cila përqindje do të merret për bazë gjatë punësimit, ajo e popullsisë rezidente ose e popullsisë së përgjithshme dhe mbi cilat parime bëhen tani punësimet kur nuk ekziston më mekanizmi i balancuesit. Fronti është kundër që për bazë gjatë politikave të punësimit dhe të investimeve të merret vetëm popullsia rezidente. Kërkojnë që baza të jetë popullsia e përgjithshme.
“Cilat rezultate nga të dhënat e mbledhura për qëllime të regjistrimit, të publikuara ose të përgatitura për nevojat e shfrytëzuesve si të dhëna përmbledhëse nga regjistrimi i zbatuar në përputhje me ligjin duhet të jenë bazë për shpërndarjen e numrit të punësimeve të reja të planifikuara sipas përkatësisë etnike në institucionet e sektorit publik?”, deklaroi Rina Ajdari, Fronti Evropian.
“Në rend të parë, do të thotë më pak të punësuar në sektorin publik, së dyti, më pak këshilltar komunal dhe së treti, më pak investime nga shpërndarja në komuna dhe më pak shpërndarje të kredive që i merr shteti në emër të të gjithë qytetarëve”, tha Ilire Dauti, Fronti Evropian.
“Të gjithë sqarimet që deri tani i dëgjuam për kërkesën për interpretim autentik janë pyetje që ja drejtoni qeverisë, si do të zbatohet diçka ose nuk do të zbatohet aspak, në cilën mënyrë ose të ngjashme. Këtë nuk mund ta bëni me interpretim autentik. Këtë mund ta bëni direkt të dorëzoni nismë për ndryshim të ligjit”, u shpreh Malisha Stankoviq, VMRO-DPMNE.
Balancuesi i mekanizëm u vu shfuqizua muaj më parë, me vendim të Gjykatës Kushtetuese. /Alsat.mk