Toshkovski, ka folur sërish në lidhje me aksidentin me fatalitet, ku viktimë ishte Frosina Kullakova.
Ministri i Brendshëm, ka thënë se rasti i Kullakovës na kujton edhe për një të vërtetë të zymtë dhe kjo është që në 2024-tën humbëm 142 jetë në aksidente trafiku.
“Frosina Kullakova nuk është vetëm emri dhe mbiemri i një vajze të shkëlqyer e cila e kishte gjithë jetën para vetes. Ajo është bërë simbol i padrejtësisë së sistemit që zgjat shumë dhe lejon që papërgjegjësia të mbetet e pandëshkuar si dhe i nevojës urgjente për ndryshime të cilat nuk guxojmë t’i shtymë më shumë. Rasti i saj na kujton edhe për një të vërtetë të zymtë dhe kjo është që në 2024-tën humbëm 142 jetë në aksidente trafiku”, tha ministri Toshkovski./ Alsat.mk