Besnik Alili: Është koha secili mësues ta modernizoj orën mësimore

Profesori i klasëve të ulta Besnik Alili sot në ” Ftesë në studio” me moderatoren Xhemazije Rizvani folën për modernizimin e arsimit dhe përdorimin e TIK- ut në mësimdhënie.

Në arsim, TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit) i referohet përdorimit të teknologjisë për të mbështetur mësimdhënien dhe të nxënit. TIK-u përfshin mjete dhe platforma si kompjuterët, internetin, tabelat interaktive, aplikacionet edukative dhe inteligjencën artificiale.

Besnik Alili theksoi se është i domosdoshëm modernizimi dhr përmendi disa metoda e programe që ai përdor për mësimnxënie interaktive si dhe vlerësimin e nxënësve. Ai propozoi për mësuesit të përdorin prezentime digjitale, video edukative dhe platforma online për të angazhuar nxënësit.

Mjetet digjitale po ashtu tha se  ndihmojnë në testime, vlerësime automatike dhe analizë të të dhënave të nxënësve.

Për më tepër ndiqeni emisionin e plotë;

https://youtu.be/4jSOnTtOewo?si=IBcupBuCGZ6BOat2

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme