Në aksident ka ndodhur aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan, në fshatin Bishqem.
Një automjeti tip Benz me me drejtues 24-vjeçarin Ronaldo Shabani raportohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Makina është përmbysur në arë dhe kanë mbetur të plagosur 3 persona, anëtarë të së njëjtës familje.
Të plagosurit janë identifikuar si Rexhino Shabani, Alim Shabani dhe Adriatik Shabani, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.