Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Floq të Korçës ditën e sotme, ku një shtetas indian ka humbur jetën në vendin e punës.
Mësohet se viktima punonte pranë gurores në këtë zonë, ndërsa është aksidentuar dhe ka humbur jetën.
Nuk dihen ende rrethanat, por policia po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes ndërsa do të merren në pyetje edhe administratorët e gurores.