Pas protestës kombëtare që Partia Demokratike zhvilloi sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo, nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale komentoi tubimin e sotëm të opozitës.
“Demokratët na nderuan sot”, kështu është shprehur Floriana Garoi për të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestë sot.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike thotë ndër të tjera se demokratët e treguan veten e tyre sot.
Ajo thekson se të gjithë bashkë “do të sjellim ndryshimin që i duhet Shqipërisë.”
Postimi i zëdhënëses së PD-së Floriana Garo:
“Demokratet na nderuan sot! Te gjithe bashke do bejme ndryshimin qe i duhet Shqiperise!
Te gjithe do te bashkohemi per te sjelle Fitoren! Per ti kthyer dinjitetin shqiptareve!”