Konflikt me një 48 vjeçar/ Përdoren sende të forta dhe armë zjarri, arrestohen 3 persona, mes tyre dhe 1 vajzë! Shpallen në kërkim 2 të tjerë

Një 48 vjeçar në Durrës është konfliktuar me disa persona, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj tij me sende të forta, për të pasuar më pas në qëllim në ajër me armë zjarri për ta kërcënuar atë.


Lidhur me ngjarjen uniformat kanë arrestuar 3 persona, mes tyre dhe një vajzë 26 vjeçare:

  1. Z., 48 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
  2. Sh., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Veprime qe pengojnë zbulimin e se vërtetës” dhe Moskallëzimi i krimit”.
  3. Z., 26 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Por të arrestuarit nuk janë ata që kanë nisur konfliktin, pasi autorët e ngjarjes H.Ll dhe K.S., janë shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: 

U konfliktuan me sende të forta dhe njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri kallashnikov në ajër, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet disa shtetasve.

Vihen në pranga 3 shtetas për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe Moskallëzimi i krimit”.

Shpallen në kërkim 2 shtetas të cilët dyshohet se qëlluan me armë zjarri dhe u konfliktuan me një 48-vjeçar.

Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ka marrë njoftim se në lagjen nr. 18, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri – tjetrin dhe është qëlluar me armë zjarri. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe arrestimin autorëve.

Shtetasit e përfshirë në konflikt të cilët dyshohet se kishin qëlluar me armë gjatë konfliktit, kur kanë konstatuar shërbimet e Policisë janë larguar me shpejtësi me një automjet, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe konkretisht shtetasit H. Ll., dhe K. S.

Në vijim të veprimeve hetimore, janë vënë në pranga shtetasit:

G. Z., 48 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

S. Sh., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Veprime qe pengojnë zbulimin e se vërtetës” dhe Moskallëzimi i krimit”.

J. Z., 26 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Po nga veprimet ka rezultuar se shtetasit H. Ll., dhe K. S, të cilët janë shpallur në kërkim, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin G.Z, të cilin e kanë dëmtuar me sende të forta dhe gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër për ta kanosur atë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme