U shpallën në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, në pranga dy të rinjtë pjesëmarrës në organizatë kriminale Do ekstradohen në Itali

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen për veprat penale “Organizatë Kriminale” dhe “Trafikimi i  narkotikëve”


Policia thotë se bëhet fjalë për dy të rinj, 31 dhe 21 vjeç, të cilët akuzohen nga autoritetet italiane dhe janë me masë arresti në burg.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.

Njoftimi:

Vihen në pranga, me qëllim ekstradimi, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë Kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit:

J. S., 31 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore Vercelli/Itali ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg” për veprat penale “Organizatë kriminale’” dhe “Trafik Narkotikesh” parashikuar nga Kodi Penal i Italisë;

Po nga këto sherbime u arrestua provizorisht edhe shtetasi R. A., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata paraprake e hetimeve në Milano ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafik droge” dhe “Grup Kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme