Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me urdhër të SPAK, ka lëshuar 5 masa sigurie ndaj biznesmenëve Gentian Sulën, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
Ndaj tyre është lëshuar masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, pasi akuzohen të jenë të lidhur me çështjen në të cilën është hetuar dhe kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili u arrestua paraditen e sotme.
Ndaj bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, GJKKO ka lëshuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por ajo me datë 8 shkurt ka udhëtuar drejt Romës, Itali.
Kujtojmë se në dhjetor 2024 Kryebashkiaku i Tiranës dëshmoi para agjentëve të BKH-së si person që kishte në lidhje me veprën penale të korrupsionit pasiv, ndërkohë që kishte nisur dhe hetim pasuror.