Sa janë të sigurt të rinjtë, posaçërisht nxënësit gjatë kohës sa qëndrojnë në internet?

Gazetare: Melihate Rustemi

Të rinjtë, posaçërisht nxënësit e shkollave fillore po gjejnë mënyra të ndryshme për të qenë të sigurt derisa shfrytëzojnë internetin. Nxënësit që anketuam thanë se tashmë nuk u përgjigjen porosive dhe lidhjeve që janë të dyshimta ose kanë për qëllim përfitime në para. Gjithashtu, nxënësit thanë se fjalëkalimet nuk I ndajnë me asnjë tjetër.

“Unë e përdor internetin por gjithmonë përpiqem të jem I sigurt. Unë nuk klikoj në lidhje që duken të pasigurta dhe gjithmonë përpiqem ta mbaj fjalëkalimin tim privat dhe vetëm për mua. Nuk dua të bëhem I varur nga telefoni, dëshiroj që internetin ta shfrytëzoj kryesisht për të mësuar gjëra të reja, të zbuloj disa fakte”, tha një nxënës.

“Porositë në “spam” nuk I hap, i bllokoj gjithmonë ose I paraqes lidhjet që mashtrojnë se mund të fitosh para, ato vërtet janë vetëm për ta hakuar telefonin ose kompjuterin. Dy deri në tre orë e shfrytëzoj telefonin që është normale për të hulumtuar rreth një projekti”, tha një nxënëse.

Stefan Andonovski, ministër I Transformimit Digjital tha se prindërit kanë rolin kyç në mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimet në internet. Andonovski apeloi për shfrytëzim të aplikacioneve të ndryshme të cilat fëmijëve u mundësojnë internet të sigurt.

“Nuk është detyrim I shkollës, as I yni si ministri por është një detyrë shtëpie për prindërit dhe nga çdo prind varet se si sillet fëmija I tij. Është proces I edukimit familjar, shprehive të shëndosha, shprehi të sjelljes. I bëjmë thirrje ndërgjegjes, ndërgjegjësimit të prindërve që të përdorin këto aplikacione që ne u ofrojmë si burime. Nëse ata kanë një nevojë specifike, ne jemi në dispozicion të shkollave dhe prindërve për t’u ofruar shpjegime shtesë, por nuk duhet të harrojmë se kjo është në radhë të parë detyrë e familjes”, u shpreh Stefan Andonovski, ministër I Transformimit Digjital.

Andonovski gjithashtu tha se sulmet hibride siç ishin ato me paralajmërimet për mjete shpërthyese në shkollë do të vazhdojnë të ndodhin por u mbetet institucioneve si do të përgjigjen./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme