Pse burg për Erion Veliajn dhe “arrest në shtëpi” për Ajola Xoxën? Zbulon arsyen gazetarja Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar arsyen përse SPAK urdhëroi GJKKO-në të lëshojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj Ajola Xoxës, e jo “arrest në burg” siç u la për kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.


E ftuan në emisionin “Open” në News 24, Lala shprehet se arsyeja e kësaj mase më të zbutur ndaj saj vjen për shkak të fëmijës së mitur të çiftit Veliaj-Xoxa.

Ajo sqaron se ligji parashikon që nuk munden të dy bashkëshortët të jenë nën masë sigurie të rreptë për sa kohë ka një fëmijë të mitur i cili ka nevojë për përkujdesje.

“Ajola Xoxa është dërguar arrest në shtëpi ngaqë ka një fëmijë të mitur dhe nuk mundet sipas ligjit që dy bashkëshortët të dërgohen në masë më të ashpër për sa kohë njëri prej tyre duhet të kujdeset patjetër për fëmijë e mitur”, tha Lala.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme