Zgjedhjet në Kosovë, fiton Albin Kurti! Reagon Berisha: Votimi, administrimi i procesit dhe dalja e rezultatit ishin një model frymëzimi.

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar zgjedhjet në Kosovë, duke u shprehur se votimi, administrimi i procesit dhe dalja e rezultatit ishin një model frymëzimi.


Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha ka uruar qytetarët, forcat politike, drejtuesit dhe të zgjedhurit e Kosovës, si dhe administruesit e procesit.

Urim pati gjithashtu edhe për partinë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosja, me në krye Albin Kurtin.

Berisha: Kosova votoi! Kosova frymëzon!

Të dashur miq, qytetarët e Kosovës votuan dje në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare për përfaqësuesit e tyre. Votimi, administrimi i procesit dhe dalja e rezultatit ishin një model frymëzimi.

Në zgjedhjet e djeshme, Partia e Vetëvendosjes mori 41% të votave, Partia Demokratike e Kosovës mori 22,16% të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës mori 17,60% të votave. Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët dhe Intelektualët mori 7,46%, Lista Serbe 4,43% dhe Koalicioni për Familjen 2,26%.

Me këtë rast uroj përzemërsisht qytetarët, forcat politike, drejtuesit dhe të zgjedhurit e Kosovës, si dhe administruesit e këtij procesi dinjitoz, që nderon lirinë e votës dhe demokracinë. Gjithashtu, uroj fituesin e këtyre zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosja. sb

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme