Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka hedhur dritë mbi situatën politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke paralajmëruar mundësinë që Fatmir Limaj të bëjë një lëvizje të guximshme, duke lënë pas Ramush Haradinajn dhe bashkëpunuar me Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re.
Lladrovci, i ftuar në emisionin Klan Kosova, shprehu mendimin se PDK-ja nuk do t’i bashkohet LVV-së nëse kjo e fundit nuk arrin shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë. Ai theksoi se situata politike në vend është e ndërlikuar dhe se çdo vendim do të varet nga rezultatet e fundit të zgjedhjeve.
“Unë nuk besoj që PDK do ta luaj rolin e “hajvanit” me shku me Albin Kurtin. Nëse shkojnë bin në vend fjalët e Albin Kurtit, ai nuk ju ka thënë qytetarëve “hajvana” por udhëheqësve të partive politike,” tha Lladrovci. Kjo komentimiligjoe po zgjon debate të mëdha në arenën politike, duke i nxjerrë në pah tensionet ndërpartiake dhe rivalitetet historike.
Ramiz Lladrovci u shpreh se nëse Albin Kurti nuk arrin të sigurojë numrat e nevojshëm për të formuar qeverinë, atëherë Fatmir Limaj do të mund të jetë personi i cili mund ta ndihmojë në këtë drejtim. Ai e përshkroi Limajn si “mjeshtër të përftimit në grup”, duke sugjeruar se ai ka aftësi të krijojë koalicionet e duhura për të nxjerrë përfitime politike.
“Mund të ketë asi që iu kanë bashkëngjit z.Ramush Haradinaj dhe e kanë dëmtuar,” tha ai. “Fatmir Limaj është duke u fshehur në prapaskenat politike dhe në rastin më të keq, ata mund t’ia kthejnë shpinën Haradinajt kurdo,” shtoi Lladrovci. Kjo situatë krijon një atmosferë tensioni dhe pasigurie për të ardhmen politike të Haradinajt dhe AAK-së.Lladrovci theksoi se Nisma, partia e Fatmir Limajt, mund të ketë shanse të mira në këtë renditje të re politike. “Nëse Nisma i ka marrë 25 mijë vota në nivel vendi, ato vota asnjë se merr AAK; ato vota i merr vetëm Nisma. Kështu, ata mund të sigurojnë 4 deputetë,” tha ai, duke shpjeguar se ajo do të krijonte hapësirë për një lëvizje të tillë politike.
Pas këtyre deklaratave, Lladrovci ka theksuar se qëndron pas çdo fjale që ka thënë. “Kjo deklaratë është publike dhe nuk kam nevojë të shtoj as të heq gjë. I qëndroj këtij opinioni, dhe nëse do të më demantojë e ardhmja për këtë opinion, do të jetë më mirë,” përfundoi ai.
Duke analizuar rezultatet preliminare të KQZ-së, LVV renditet e para me 40.83%, PDK e dyta me 22.15%, LDK me 17.59% dhe AAK-Nisma e katërta me 7.47%. Këto shifra tregojnë një ndryshim të madh në orientimin politik të votuesve dhe krijojnë një kompleksitet të ri në marrëdhëniet ndërpartiake në Kosovë.