E rëndë në kryeqytet, i moshuari vetëhidhet nga lartësia e Spitalit të Sanatoriumit! Ndërron jetë 75 vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet, ku një i moshuar është vetëhedhur nga lartësia e Spitalit të Sanatoriumit pasditen e sotme, duke ndërruar jetë.


Viktima është shtetasi M.K., rreth 75 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:05 të pasdites së sotme.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:05, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese (ndërtesë spitali) shtetasi M.  K, rreth moshës 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme