Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, pas seancës maratonë në GJKKO, ka dalë nga ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku dhe është përballur me kamerat e mikrofonet e shumta të mediave, të cilat kërkonin prenoncim prej saj.
Xoxa zgjodhi të heshtë para gazetarëve, teksa u shoqërua drejt makinës së saj për t’u larguar nga ambientet e GJKKO-së.
Ndaj saj trupa gjykuese vendosi që të hiqte masën e sigurisë “arrest shtëpie” për t’a zëvendësuar me “detyrim paraqitje”.
Sakaq, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me vendim të GJKKO-së mbetet nën masën e sigurisë “arrest në burg”, por do të qëndrojë në ambientet e paraburgimit të Durrësit, e jo të “Mine Pezës” në kryeqytet.