Sylejman Selimi lirohet nga të gjitha akuzat, Haga përfundon të gjitha hetimet ndaj tij

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi është liruar nga të gjitha akuzat dhe Haga ka ndërprerë hetimet ndaj tij.

Kështu ka njoftuar shoqëria e avokatëve “Sejdiu & Qerkini”, të cilët shprehën krenari për triumfin e klientit të saj, Gjeneralit Sylejman Selimi, pas vendimit të Zyrës së Prokurorit të Posaçëm (ZPS) për të ndërprerë hetimet ndaj tij.

Në njoftim thuhet se ky rezultat është një dëshmi e pastërtisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe një arritje e rëndësishme në fushën e drejtësisë, që vjen si rezultat i mbrojtjes të palëkundur dhe përfaqësimit të shkëlqyer nga avokati Artan Qerkini.

Avokatura “Sejdiu & Qerkini” thekson se ky sukses është rezultat i një strategjie të menduar thellë dhe një angazhimi të jashtëzakonshëm për të mbrojtur të drejtat e klientëve të saj.

“Drejtësia mund të vonojë, por kur mbrohet me përkushtim, ajo fiton!” – thuhet në njoftimin nga shoqëria e avokatëve. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme