Aksidenti tragjik në aksin Tepelenë-Gjirokastër me dy të vdekur, arrestohet 54 vjeçari që drejtonte mjetin ushtarak!

Lidhur me aksidentin tragjik të ditës së djeshme  në aksin Tepelenë-Gjirokastër, nga e cila ndërruan jetë dy persona, është arrestuar 54 vjeçari, shoferi i cili drejtonte mjetin ushtarak. 


Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e njohur si “Kthesa e Viroit”, rast për të cilin u arrestua shtetasi B.GJ., 54 vjeç, banues në Tiranë.

54 vjeçari akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Mjetet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme