Në sallonin e automobilave në Gjenevë u paraqitën shumë vetura të reja dhe luksoze, por në mesin e tyre po bie në sy edhe një model shumë modest.
Kompani gjermane RUF, që ka në pronësi edhe gjigantin Porsche, e ka rikthyer pas 30 vitesh të ashtuquajturin ‘Zogu i Verdhë’.
Modeli CTR që vitet e 80’-ta ka qenë shumë i pëlqyer, me kalimin e kohës dhe daljes së makinave të reja është hequr nga prodhimi.
Mirëpo, është vendosur që të krijohet sërish në 30 njësi, me pamje të thjeshtë dhe pa shumë investime në dukje.
Megjithëse ka forma pak më ndryshe, materiali është i përbërë nga fibrat e aluminit, kurse ngjyra është e njëjta.
Hibridi me 3.5-litra dhe 700 kuaj fuqi, është shumë i fuqishëm dhe pritet të arrijë shpejtësi të lart.