I gjetën armë dhe kokainë në banesë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në një shtëpi në qendër të Lamisë në Greqi, pasi i janë gjetur drogë dhe armë.


Sipas informacioneve nga Policia, në kontrollin e kryer në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar disa pako me kokainë, kanabis, armë, para dhe dy celularë.

Mediat greke shkruajnë se në banesë u gjetën:

  • 4 pako të improvizuara me një sasi kokaine, me një peshë totale bruto 19.7 gram,
  • 3 pako të improvizuara që përmbajnë një sasi kanabisi të papërpunuar, me një peshë totale bruto 200.5 gram,
  • pistoletë kalibër 9mm me karikator bosh,
  • shufër metalike e palosshme,
  • shuma prej 150 euro,
  • 2 celulare si dhe
  • një mori ambalazhesh bosh najloni.

lamia-narkotika-opla-astynomia-20-02-2025

Raportohet se shqiptari është dërguar në Prokurorinë e Shkallës së Parë Lamia, për zhvillimin e seancave gjyqësore dhe përcaktimin e dënimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme