Dashamir Shehi për protestën në mbrojtje të Veliaj para SPAK: Ishte sinjal se kur ngrini dorën kundër nesh as policia nuk ju mbron

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar protestën e mbështetësve të Veliajt para SPAK, duke thënë se ishte një sinjal se “kur ngriheni kundër nesh, as policia nuk ju mbron”.


“Pozitive është që ai u  kujtua që të bësh demonstrata para SPAK tregon mungesën e sensit farë të shtetit, se e kanë bërë edhe ata të tjerët. Këta kopjuan atë që kanë bërë ata të tjerët. Gjithsesi ky është një instrument i shtetit shqiptar. Këta kanë paratë, mediat kanë avokatët më të mirë dhe nuk kanë nevojë për protesta.

Por duke ndjerë rrezikun që po i vjen nga prokurorët fillojnë demonstrojnë. Por kjo ka një rrezik të madh. Kush do i dalë për zot atyre prokurorëve, edhe ata kanë gra e familje. Policia e shtetit që nuk shkon ta rrethojë prokurorinë kundër demonstruesve. Nuk është halli se do i hyjnë me dru, por është një sinjal që kur ngrini dorën kundër nesh as policia nuk ju vjen t’ju mbrojë. Ata janë një grusht njerëz që janë kundër dy palëve kryesore. Të dyja po i sulmojnë me mjete të paligjshme, me demonstrata”, tha Shehi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme