Javën e ardhshme do të numërohen votat nga diaspora, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

Nëpunësit e policisë së SPB Tetovë kanë arrestuar dje M.M. (37) nga Tetova në orën 16:55, pas një operacioni kontrolli. Sipas informacioneve të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, kontrolli u realizua në banesën e M.M., dhe në ambientet e tij ndihmëse, me një vendim gjykate.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar katër kavanoza me marihuanë, para në prerje të ndryshme dhe disa sende të tjera që dyshohet se lidhen me veprën penale.

M.M. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas përfundimit të dokumentimit të plotë të çështjes, do të ndërmerren veprimet e mëtejshme ligjore për kallëzimin e personit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme