Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, çfarë ndodhi mbrëmjen e së shtunës

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e djeshme (22 shkurt) në Kamëz, ku nga një automjet është qëlluar në drejtim të një automjeti tjetër.


Ngjarja ka ndodhur rreth iorës 22:30, në rrugën “New York”, tek Rrethi i Bathores.

Sakaq, nuk raportohet për të lënduar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 22.02.2025, rreth orës 22:30, në rrugën “New York”, tek Rrethi i Bathores, dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër. Nuk ka të lënduar në njerëz.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe vijojnë kontrollet për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme