Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, blutë zbardhin ngjarjen: Shpallen në kërkim tre të rinj! Braktisën dy makinat për t’u arratisur me një automjet tjetër!

Lidhur me ngjarjen e mbrëmshme në Kamëz, ku u hap zjarr me armë ndaj një makine, uniformat blu kanë zbardhur rastin.


Në kërkim janë shpallur tre te rinj, D.M., 24 vjeç, F.K., 24 vjeç dhe E.K., 30 vjeç, të tre banues në Kamëz, që dyshohen të kenë qëlluar me armë zjarri ndaj një automjeti tjetër.

Pas ngjarjes, autorët e dyshuar kanë braktisur automjetet e tyre, të cilat janë përdorur për sulmin me armë.

Ata më pas janë arratisur me një makinë tjetër, i cili është identifikuar nga blutë por nuk janë dhënë detaje të mëtejshme.

Sakaq, vijon kapja e autorëve dhe gjetja e makinës me të cilën të rinjtë u arratisën.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në rrugën New York, tek Rrethi i Bathores.

Nga plumbat nuk mbeti asnjë i lënduar.

LEXONI EDHETë shtëna me armë zjarri në Kamëz, çfarë ndodhi mbrëmjen e së shtunës
NJOFTIM

Policia identifikon dhe shpall në kërkim personat që qëlluan me armë nga një automjet drejt një automjeti tjetër, mbrëmjen e djeshme, në Kamëz.

Sekuestrohen dy automjeteve që dyshohet se janë përdorur nga tre shtetas të dyshuar si autorë si dhe punohet për lokalizmin e automjeti tjetër që janë larguar autorët pasi kanë braktisur automjetet që përdorën për të qëlluar me armë drejt një automjeti tjetër.

Vijon intensivisht kontrollet për kapjen e personave të shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një automjet në lëvizje nga brenda të cilit është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe një pune të pandërprerë është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim i autorëve të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasit D. M., 24 vjeç, F. K., 24 vjeç dhe E. K., 30 vjeç, të tre banues në Kamëz.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të zonës janë gjetur dy automjete të braktisura, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Po nga veprimet e para hetimore rezulton se 3 autorët e dyshuar të ngjarjes dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për gjetjen e automjetit , lokalizmin dhe kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
vijon…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme