Pas ankesës publike nga banorët e Sarajit në zonën e Lubinit për Almakos dhe Ora24 se pranë shtëpive të tyre ka një pllac për hekura që ndot rrethinën dhe se ndërtohet një restoran për dasma, kanë reaguar nga Komuna e Sarajit – nga ku thonë se lejen për hekurishten e ka dhënë Ministria e Ekologjisë.

Më poshtë e gjeni reagimin e Komunës së Sarajit:

“Dhe, ju informojmë se Hekurishtja për të cilën ju keni kërkuar të dini dhe të gjitha hekurishtet e tjera të cilat operojnë brenda territorit të Komunës sonë, janë në mbikqyrje të rregullt nga Inspektorati Komunal të cilët gjerë më tani nuk kanë hasur në parregullsi! Kjo hekurishte, ka diku 10 vite të cilët operojnë me këtë veprimtari ndërsa Lejen dhe Liçencën e kanë të marrë nga Ministria e Ekologjisë. Për më shumë detaje mund të kontaktoni dhe të informoheni nga ata!

Apelojmë tek të gjithë qytetarët e Komunës sonë, që për ç’do djegie apo parregullsi të mundshme ta lajmërojnë rastin në Komunë…!

Ndërsa, sa i përket pyetjes së dytë lidhur me objektin në ndërtim në lokacionin e apostrofuar, ju informojmë se Komuna e Sarajit për shkak të mungesës së inspektorit të ndërtimit, i kemi përfundu procedurat e bashkëpunimit ndërkomunal me Komunën e Likovës dhe në suaza të kompetencave do të meren masat e duhura.”